Zgjedhjet në Amerikë dhe shqiptarët/ Tritan Shehu: Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë në vëmendjen e SHBA

schedule18:27 - 5 Nëntor, 2024

schedule 18:27 - 5 Nëntor, 2024

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News komentoi zgjedhjet në amerikë dhe çfarë pritet të ndryshojë pas 5 nëntorit në frontet e konflikteve.

Gjatë intervistës u ndal edhe tek rëndësia që kanë për Shqipërinë. Shehu nënvizoi se SHBA është vendi lider, dhe mbështetja më e madhe në proceset zhvilluese të botës, ndërsa shtoi se është partneri numri një i Shqipërisë. Sipas tij kushdo që do të jetë presidenti i SHBA, marrëdhëniet mes vendeve do të jenë të ngushta.

“Janë zgjedhjet shumë të rëndësishme sepse janë në SHBA që është vendi lider, barriera kryesore e demokracisë, dhe mbështetja më e madhe në proceset zhvilluese të botës. Presidenti amerikan është si numri një i botës demokratike. Ka rëndësi edhe për Shqipërisë, pasi janë partneri numri një i Shqipërisë. Është e kuptueshme që shqiptarët ta ndjejnë veten shumë të përfshirë. Nga sondazhet shikoj që janë shumë të ngushta rezultatet, është shumë e vështirë të bësh kalkulime dhe të flasësh për një fitues. Marrëdhëniet tona me SHBA do vazhdojnë të jenë të ngushta dhe nuk besoj që vëmendja ndaj Shqipërisë dhe Kosovës do të bjerë. Mos harrojmë edhe vëmendjen që pati nga ana e Trump. Ishte ai që shtyu Kosovën të bëjë një hap pozitiv që hapi ambasadën e parë në Jeruzalem. Një veprim simbolik amerikan. Lidhjet, forca bashkëpunimi do të vazhdojnë normalisht, kushdo që do të jetë presidenti i Amerikës. Është në planin shumë më të gjerë strategjik të tyre për të pasur vëmendjen jo vetëm në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Gjatë intervistës, Shehu theksoi qoftë në luftën në Ukrainë, apo konfliktin në Lindjen e Mesme, të dy palët kushdo që të zgjidhet, do përpiqen të vendosin paqe,

“Na mandatin e parë nuk pati luftëra sepse diti të realizojë bllokimin e luftërave, dhe vendosi presione dhe diplomaci. Mendoj që në plane të përgjithshme të dy palët do përpiqen të vendosin paqe, kushdo të jetë. Qoftë në Ukrainë… Sa i përket Lindjes së Mesme, Trump do të jetë aktiv në këtë drejtim për të vendosur disa ekuilibra më të qarta, mos harrojmë që edhe presidenti Biden ka qenë shumë aktiv në mbështetje të Izraelit. Pra në tërësinë e saj SHBA do vazhdojë të jetë një partner i Izraelit”, u shpreh më tej Shehu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!