Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuloset 11 maji, Berisha zyrtarisht humbës madhështor/ “Suksesi” i vetëm, zvarritja e procesit tre muaj

schedule10:23 - 24 Korrik, 2025

schedule 10:23 - 24 Korrik, 2025

Më në fund, 11 maji u certifikua. Zgjedhjet kanë 2 muaj e gjysmë që kanë përfunduar, saga e shtyu në kohë.

Kolegji Zgjedhor certifikoi 3 qarqet e fundit, Elbasanin, Durrësin dhe Fierin duke rrëzuar po 3 paditë e PD për pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve.

Doktori tashmë i merr me vete në farsën e tij, trenat bullgarë në Peqin e Gramsh, por s’merr dot me vete Zegjinenë. Sot kur Fieri po certifikohej, kandidatja fituese e PS, Maldrita Bardho kërkoi në KQZ heqjen dorë nga mandate, për tia falur Zegjine Çaushit.

Akti i fundit mbetet shpërndarja e mandateve nga kryekomisioneri, për të vulosur si mandatin e Zegjinesë ashtu edhe 11 majin në tërësi.

Tani që gjithë hapat u ezauruan, çfarë do bëjë PD tani? Avokati Marash Logu tha se vetëm një i di më mirë këto punë.

“Për hapat e mëtejshëm, do njoftoheni nga kryetari i PD”

Por Berisha ka ndërmend ta shtyjë dhe ca kohë.

“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është dëshmi e një nënshtrimi të plotë dhe total politik, të atyre gjykatëvsve që vetëm ligjin nuk njohin e respektojnë. Mbrojnë qeverinë dhe farsën, bëhen pjesë e saj, kjo është e vërteta” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!