Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Nuk mendoja se do ta përdorja kaq shumë ushtrinë amerikane

schedule17:09 - 20 Mars, 2026

schedule 17:09 - 20 Mars, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me intervale të shkurtra rreth luftës së Iranit në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha SHBA-të po ecin “jashtëzakonisht mirë” në konflikt, duke pretenduar se janë “rrëzuar 58 anije brenda dy ditësh”, shkruan Sky News.

Marina iraniane gjithashtu kishte anije “të shkëlqyera”, sipas Trump, por “ndryshimi ishte se ata nuk dinin si t’i përdornin ato”.



Duke folur për ushtrinë amerikane, përfshirë operacionet e saj në Venezuelë në janar, ai thotë: “Nuk mendoja se do ta përdorja kaq shumë, por jam i lumtur që e rindërtova.”

Disa media amerikane janë duke raportuar, duke cituar burime, se presidenti amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë e angazhimit të mijëra ushtarëve amerikanë shtesë për të forcuar operacionin në Lindje të Mesme, vendim që mund t’i japë Trumpit opsione shtesë në luftën kundër Iranit.

Raportimet vijnë teksa vetë Trump e ka mohuar më 19 mars se synon dislokimin e trupave tokësore në rajon, ndonëse nuk e përjashtuar tërësisht si opsion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!