Ish-Kryeministri Berisha mendon se bojktoimi i zgjedhjeve të 30 Qershorit ishte një nga aktet më mençurore që ka kryer Partia Demokratike. Në një prononcim për mediat këtë të enjte, Berisha theksoi se PD nuk u bë pjesë e farsës elektorale
“Ajo ishte një nga aktet më mençurore të PD-së që nuk u bë pjesë e farsës më të shëmtuar të narkoshtetit, të asaj farse elektorale ku baronët e drogës, krimit me pushtet dhe në shpellat e drogës vendosin për fatet e qytetarëve. Është jetike që opozita të qëndrojë e papërlyer, të qëndrojë besnike e vlerave dhe për asnjë sekondë fasadë e një regjimi më të urryer që kanë pasur shqiptarët që nga koha e Enver Hoxhës”, tha Berisha.
Sipas Berishës, zgjedhjet janë të dënuara me vdekje pasi ishin farsë. I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëhet nëse ndërkombëtarët do t’i njohin ato, Berisha tha se nëse kjo ndodh atëherë ata do të mbulohen nga turpi i historisë.
“Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje. Nuk ishin zgjedhje ato, ishin një farsë. Cilido që mendon le të rikujtojë pak Konventëtn Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zgjedhjet, për votat, për elektorët. Ato vendime hedhin poshtë me përçmim si antidemokratike zgjedhjet moniste, pa alternativë, pa kandidat. Cilido që bën atë që thoni ju do të mbulohet nga turpi i historisë. Ky është një vend i lirë. Populli opozitar ëhstë i pasunduar nga mafia”, tha Berisha./abcnews.al