Ambasadori i BE, Silvio Gonzato thotë se Shqipëria ka bërë përparime në reformën në drejtësi.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Gonzato u shpreh se zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese.
Gonzato shtoi se qeveria shqiptare duhet të ecë përpara me reformat, por pa humbur cilësinë e tyre.
“Sa u përket zgjedhjeve, raporti thekson gjetjen e OSBE ODIHR se zgjedhjet ishin konkurruese dhe u menaxhuan në mënyrë profesionale, por i shënuan nga mangësi të koniderushme. Por më lejoni të them gjithashtu, që dëshiroj të përshëndes komisionin e përbashkët parlamentar për reformën zgjedhopre. Në lidhje me funksionimin e gjyqësorit, Shqipëria ka bërë disa përparime në këtë fushë. Përparime janë shënuar në reformën në drejtësi. Raport vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm. Nevojitet më shumë ecuri. Në luftën kundër krimit të organizuar, janë arritur arritje falë kapaciteteve të SPAK, duke sekuestruar pasuri të lidhura me krimin. Është krijuar një zyrë për rikuperimin e pasurisë, por do të donim të shihnim më rezultate. Ligji për barazinë gjniore të ruajë ambicien në raport me standardet e BE. Liria e shprehjes, Shqipëria ka bërë përparim të kufizuar. Ne i kemi diskutuar të gjitha këto remonandime. I bëjmë thirrje Shqipërisë të bëjë përparime. Dua ta mbyll me një rekomandim, urgjencën e reformave që kjo nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre. Anëtarësimi në BE është një projekt gjithë shoqëror. Ky projekt duhet të bëhet jo vetëm nga pozita, por edhe opozita e shoqëria civile, qytetarët. Mbi 90 përqind e shqiptarëve do ta shohë Shqipërinë një vend në BE. Presim vazhdimin e bashkëpumimit të ngushtë ” theksoi ai./abcnews.al


