Zgjedhjet 2025/ Klosi për ABC News: Në Dibër synojmë 4 mandate. Presim rezultat spektakolar

schedule02:31 - 12 Maj, 2025

schedule 02:31 - 12 Maj, 2025

4 me 1 është projeksioni ambicioz i PS në Dibër. Drejtuesi politik i qarkut, Blendi Klosi, njëherësh sekretar i përgjithshëm i PS tha në një lidhje live për ABC Neës, se diferenca në Dibër po thellohet.

“Garojmë për mandatin e katërt, kutitë e hapura deri tani nuk janë shumë pozitive për ne. shpresojmë të shkojmë në 4 me 1, ky ka qenë objektivi jonë. Në 2021 ishte 3 me 2 për demokratët. Kutitë e deritanishme janë pozitive, por diferenca do thellohet më shumë në qendrat e tjera, plus votës e diasporës shpresoj të shkojmë në 4 mandate. E kam thënë këtë në të gjithë fushatën, jemi afër atij objektivi.

Para dy vitesh qarku ka patur 60 mijë votues, fituam 38-39 mije, nuk kemi qenë shumë larg objektivit 4 me 1. Shpresojmë shumë të arrijmë. Janë hapur kutitë që nuk janë zona shumë të forta për ne. Presim rezultat spektakolar në të gjithë qarkun, falë edhe investimeve që ka bërë qeveria.” -u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!