Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm, tha Tajip Erdogan. Presidenti turk ka qenë një lojtar kyç në nënshkrimin e marrëveshjes së drithrave nëpërmjet Detit të Zi që ka lejuar vazhdimin e eksportit të mallrave ukrainase.
Marrëveshja do të skadojë më 17 korrik dhe ai tha se po i bën presion Rusisë për të paktën një zgjatje prej tre muajsh.
“Shpresa jonë është që marrëveshja të zgjatet të paktën një herë në tre muaj, jo çdo dy muaj. Ne do të bëjmë një përpjekje në këtë drejtim dhe do të përpiqemi ta rrisim kohëzgjatjen e saj në dy vjet,” tha Erdogan.
Ai njoftoi se Putini pritet të udhëtojë në Turqi në gusht por Kremlini tha se nuk është caktuar ende një datë.
Presidenti rus rrallëherë është larguar nga vendi që nga pushtimi i Ukrainës, veçanërisht pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime lufte.
/abcnews.al