Zetori del nga rruga, vdes i riu

schedule14:49 - 19 Shtator, 2018

schedule 14:49 - 19 Shtator, 2018

Një 31-vjeçar ka vdekur të mërkurën pasi mjeti bujqësor që ai drejtonte u aksidentua. Sipas informacioneve nga policia, Ermal Kumanaku ishte duke drejtuar një Zetor, kur mjeti doli nga rruga. I riu u lëndua rëndë dhe humbi jetën rrugës për në Spitalin e Fierit.Ngjarja ndodhi gjatë mesditës në fshatin Kallm i Vogël.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ky është aksidenti i dytë që ndodhi sot në qarkun e Fierit.

Ngjarja tjetër aksidentale ndodhi në orët e mëngjesit në fshatin Aranitas të Mallakastrës dhe viktima është 27-vjeçari Pajtim Zotaj, banor i Ballshit. Sipas policise, ai humbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga. I plagosur në këtë aksident mbeti dhe një pasagjer 31-vjeçar, që ndodhej në makinë me viktimën.

/abcnews.al