Zërat e largojnë nga Liverpool, Shaqiri: Fitoj titullin këtu!

schedule18:40 - 19 Nëntor, 2019

schedule 18:40 - 19 Nëntor, 2019

Sulmuesi me origjinë shqiptare i Liverpool, Xherdan Shaqiri, ka folur për mediet britanike, ku ka thënë se ëndrra më e madhe e tij është të fitojë titullin kampion me të kuqtë e Jurgen Klopp. Edhe pse flitej për një largim të tij, Shaqiri ka mohuar gjithçka me deklaratën e tij.

Për fitimin e Champions League, Shaqiri tha: “Ndjesi e jashtëzakonshme, deri më tani e kam fituar dy herë, njëherë me Liverpoolin, njëherë me Bayern Munchen. Është një kompeticion elitar dhe jo të gjithë lojtarët arrijnë ta fitojnë.

Unë kam dy medalje të Champions League, por dua titullin e Premier League me Liverpoolin. Kjo është ëndrra ime më e madhe”, përfundoi sulmuesi me origjinë shqiptare./abcnews.al