Zemaj: Mbi 33 mijë doza vaksinash nga COVAX do të vijnë në Kosovë gjatë marsit

schedule21:03 - 9 Mars, 2021

schedule 21:03 - 9 Mars, 2021

Minsitri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se mbi 33 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.

Zemaj thotë se janë  33 mijë e 600 doza të vaksinave të kompanisë COVAX që do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.

“Gjatë muajit mars vijnë 33 mijë e 600 doza të vaksinave të COVAX-it”, tha Zemaj në Kosovë.

Zemaj po ashtu thotë se pasi gjendja në Kosovë u vlerësua e stabilizuar, kjo është arsyeja pse vaksinat janë vonuar deri tani.

Arsyetimi ka qenë që Kosova e ka gjendjen stabile”, tha Zemaj.