Zelensky thirrje ushtarëve rusë: Dorëzohuni, Putin po ju dërgon drejt vdekjes

schedule15:30 - 25 Shtator, 2022

schedule 15:30 - 25 Shtator, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri një thirrje rusëve duke thënë se presidenti i tyre me vetëdije po i dërgonte qytetarët në vdekje.

Duke folur në rusisht, Zelensky u bëri thirrje forcave të Moskës të dorëzohen, reaporton Al Jazeera.

“Do të trajtoheni në mënyrë të civilizuar… Askush nuk do t’i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj”, tha presidenti.

Komentet erdhën vetëm disa orë pasi Rusia miratoi një ligj që ashpërson dënimet për dorëzimin vullnetar dhe dezertimin. /abcnews.al