“Zelensky po përdoret nga Perëndimi”, paralajmëron Rusia: Mos na testoni durimin

schedule11:54 - 28 Prill, 2022

schedule 11:54 - 28 Prill, 2022

Në një konferencë për shtyp, Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka lëshuar një tjetër paralajmërim për vendet perëndimore  dhe veçanërisht Britaninë e Madhe për faktin se këto vende kanë inkurajuar Ukrainën të sulmojë  territorin rus, shkruan The Guardian.

Ajo tha se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po “përdorej” nga Perëndimi dhe i bëri thirrje Perëndimit të mos testonte më durimin e Rusisë.

Një agresion i tillë kundër Rusisë nuk mund të mbetet pa përgjigje. Ne dëshirojmë që Kievi dhe kryeqytetet perëndimore ta marrin seriozisht deklaratën e ministrisë ruse të mbrojtjes se provokimet e mëtejshme që do të shtyjnë Ukrainën të godasë objektet ruse do të përballen me një përgjigje të ashpër nga Rusia.

Marrja e masave kundrejt këshilltarëve nga vendet perëndimore nuk është një problem për Rusinë. Ne ju këshillojmë të mos na testoni durimin,” tha ajo.

Ajo përmendi ministrin e  forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, duke thënë se fjalët e tij ishin cilësuar nga Kiev si një thirrje për të sulmuar objektivat ruse.

“Me fjalë të tjera, Heappey bëri thirrje që Kievi të përdorte armët e ofruara nga vendet e NATO-s.”

Ajo tha gjithashtu se  qeveria ukrainase ishte thjesht një regjim kukull i Perëndimit dhe se Zelensky po përdorej nga ata.

“Regjimi i Zelensky nuk është i pavarur dhe vendimet e tij varen plotësisht nga  Perëndimi,” përfundoi ministria e jashtme ruse.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!