Zelensky ashpërson tonet: Nuk do të negocioj me Rusinë

schedule10:03 - 12 Shtator, 2022

schedule 10:03 - 12 Shtator, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk është i gatshëm të negociojë me Rusinë për momentin, sipas mediave të huaja.

“Për momentin jo, nuk shoh ndonjë dëshirë nga ana e tyre”, tha presidenti ukrainas në një intervistë për CNN, kur u pyet nëse do të ishte i gatshëm të rifillonte negociatat.

“Unë nuk flas me ata që japin ultimatume, është parimi im,” tha lideri i Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Moskës, Serghei Lavrov deklaroi ditën e djeshme se Rusia nuk refuzon negociatat me Ukrainën, por Kievi, duke i vonuar ato, po ndërlikon mundësinë e një marrëveshjeje.

/abcnews.al