Zelanda e Re “eliminon” për herë të dytë koronavirusin

schedule08:28 - 8 Tetor, 2020

schedule 08:28 - 8 Tetor, 2020

Njerëzit në Zelandën e Re po festojnë pasi për herë të dytë, deklarohet se koronavirusi është “eliminuar” nga komuniteti.

Zyrtarët e shëndetit njoftuan të mërkurën fundin e vatrës në Auckland dhe prej 10 ditësh tashmë nuk regjistrohet asnjë rast i ri. Edhe gjashtë të infektuarit e fundit u shëruan.

Konfirmimi i rastit të parë në këtë zonë, në gusht, i dha fund 102 ditëve pa asnjë të infektuar me koronavirus në Zelandën e Re. Pas mesnatës së të mërkurës, masat shtrënguese në Auckland u hoqën dhe do të qëndrojnë në nivel alerti nr.1, duke iu bashkuar kështu pjesës tjetër të vendit.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Zelanda e Re numëron 1,864 raste me Covid-19 si dhe 25 viktima. s.b/abcnews.al/