Zëdhënësi i Qeverisë Kurti i reagon Borrell: Data caktohet kur biem dakord, jo kur imponohet

schedule20:46 - 26 Prill, 2021

schedule 20:46 - 26 Prill, 2021

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Perparim Kryeziu, ka reaguar pas deklaratës së Përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, për vazhdim të dialogut mes Kosovës.

Në reagimin e tij në lidhje me datën që zyrtari i lartë ka dhënë për takim ka thënë se nuk është diskutuar me kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si nëj vendim të njëanshme.

Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeminstrin Bislim Bislimi dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do e vizitojnë Brukselin.

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeminstrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge. Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, shkruhet në postimin e tij.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel, sipas Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borell./abcnews.al