Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet monumenti antik 8 mijë vjeçar në Lindjen e Mesme

schedule10:12 - 10 Qershor, 2020

schedule 10:12 - 10 Qershor, 2020

Arkeologët kanë zbuluar një monument antik në Arabinë Saudite, në formë trekëndëshi që besohet se daton rreth 8 mijë vjet më parë. Struktura antike, e cila ka një gjatësi prej rreth 35 metrash, u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike në oazin Dûmat al-Jandal, në veri të vendit.

Përveç ndërtimeve masive, arkeologët zbuluan disa artefakte si dhe fosile njerëzore, gjë që i ka bërë ata të besojnë se monumenti është përdorur për qëllime fetare. Arkeologët mendojnë se monumenti u ndërtua në disa faza, dhe fillimin e lidhin me mesin e mijëvjeçarit të gjashtë para Krishtit.

 



Një imazh i platformës së gurit gjatë gërmimeve. Kredia e figurës: MADAJ.

 

“Gërmiment kanë zbuluar mbetje bioarkeologjike dhe kulturore, së bashku me dëshmi për disa faza të ndërtimit dhe përdorimit deri në mijëvjeçarin e parë para Krishtit. Analiza e gjetjeve dhe varreve nxjerr në pah përdorimin e vazhdueshëm ritual të kësaj zone, duke hedhur dritë në Arabinë parahistorike. ” thuhet në studim.

Për dallim nga mbetjet parahistorike të Lindjes së Afërt, monumentet megalitike të Arabisë mbeten kryesisht të panjohura për ekspertët. Këto site, të bëra me mure prej guri, mbajnë ende shumë sekrete në lidhje me ndërtimin, funksionin dhe kronologjinë e tyre, sipas studiuesve. /abcnews.al

 

Pamje ajrore e monumentit antik të zbuluar në Arabinë Saudite. Kredia e imazhit: MADAJ, Marianne Cotty, Olivia Munoz dhe Ronald Schwerdtner.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!