Zbulohet banda shqiptaro-gjeorgjiane e kontrabandës së emigrantëve drejt Britanisë

schedule16:00 - 7 Maj, 2021

schedule 16:00 - 7 Maj, 2021

Grupet e krimit të organizuar po zhvillojnë një operacion të madh kontrabandë me njerëz nga Irlanda për në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediat e huaja. Policia britanike dhe irlandeze po bashkëpunojnë së bashku për të zbuluar  tregtinë e paligjshme të dokumenteve të rreme që po përdoren si një derë e pasme pas Brexit.

Gjeorgjia dhe Shqipëria ofrojnë dokumente të falsifikuara italiane dhe sllovene si dhe pasaporta të rreme britanike duke udhëtuar përmes Irlandës dhe Britanisë. Tregtia e paligjshme nënkupton që çdo person kryesisht nga Shqipëria dhe Gjeorgjia i cili dëshiron të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar por që nuk mund ta bëjë këtë legalisht, duhet të paguajë këto banda deri në 5,000 paund për të udhëtuar fillimisht në Irlandë me letra identiteti të falsifikuara dhe më pas në MB.

Qëllimi është që këta persona të  hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ekzistojnë shumë prova se nëse ata kapen do të “justifikohen” se po kërkojnë azil dhe më pas do të arratisen për në Irlandën e Veriut.

Chris Philip, Ministri Britanik i Imigracionit, tha se autoritetet e  Britanisë do të vendosin  ligje të reja për të luftuar problemin në rritje./abcnews.al