EMRAT/ Zbulohen dy sera me kanabis në Lezhë, tre të arrestuar, në kërkim dy të tjerë

schedule13:26 - 18 Prill, 2025

schedule 13:26 - 18 Prill, 2025

Policia e Lezhës ka vijuar aksionit për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Nga ky aksion i shtrirë në Lezhë, në dy fshatra përkatësisht në Rrabosht dhe në Gocaj janë zbuluar dy sera në të cilat ishin kultivuar 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Në pranga kanë rënë tre persona, Gjovan Gjini,⁠  Agustin Çotaj dhe ⁠Pashk Ndreca. Ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u konstatuan një ditë më parë, duke transportuar rreth 34 kg kanabis, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasve që janë shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!