I riu breshëri kallashnikovi ndaj furrës së bukës, policia arreston pronarin që iu kundërpërgjigj me armë

schedule14:45 - 24 Maj, 2022

schedule 14:45 - 24 Maj, 2022

Armando Ndreu, 32 vjeç dhe Sadet Sala u përfshinë në një konflikt me armë pasditen e 22 marsit 2022 në lagjen Skënderbej në Shkodër.

Policia bën me dije se ka vënë në pragsa Sadet Salnën, ndërsa Armando Ndreu është ende në kërkim.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 22 mars 2022, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi (furrë buke). Kapet dhe vihet në pranga pronari i këtij biznesi, i cili nga hetimet rezulton i përfshirë në konfliktin me armë zjarri me shtetasin Armando Ndreu”, bën me dije policia.

Pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Bakery” është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Sadet Sala, 28 vjeç, banues në fshatin Barbullush.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 03.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lexo edhe: Zbrazi kallashin te furra e bukës, zbardhet shkaku i sherrit mes dy komshinjve në Shkodër

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Sadet Sala ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Armando Ndreu, 32 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin 28-vjeçarin, ka qëlluar i pari në drejtim të biznesit në pronësi të tij, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Armando Ndreu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja

Një sherr për një vajzë çoi në përdorimin e armëve në lagjen Skënderbej në Shkodër më 22 mars. Armando Ndreu doli nga automjeti i tij tip ‘Golf’, i afrohet furrës së bukës dhe qëlloi me breshëri plumbash, në një kohë kur në rrugë qarkullonin edhe automjete të tjera.

Pas kësaj edhe Sadet Sala i është kundërpërgjigjur me pistoletë duke shtënë drejt 32 vjeçarit, i cili u largua me vrap duke lënë automjetin në rrugë. Nuk pati persona të lënduar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!