30 kisha në Mirditë janë pajisur me certifikatë pronësie.
Pas me shume se 3 dekada, 30 objekte të kultit të krishterë në Mirditë janë legalizuar, duke i dhënë fund një procesi të gjatë dhe të shumëpritur nga kleri katolik dhe komuniteti vendas.
Certifikatat iu dorëzuan Arqipeshkevit të Mirditës Dom Gjergj Meta nga Kadastra e Lezhës në prag të festës së Pashkët.
Drejtori i Kadastrës, Altin Gjergji, deklaroi se ky proces konsiderohet një hap i rëndësishëm në formalizimin e pronave të institucioneve fetare.
Dom Gjergj Meta, e cilësoi përfundimin e këtij procesi si një moment të rëndësishëm, por theksoi se mbetet ende punë për t’u bërë në drejtim të kthimit të pronave të konfiskuara gjatë periudhës së Regjimi komunist në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, rreth 90% e objekteve të kultit në qarkun e Lezhës tashmë janë të pajisura me certifikata pronësie, ndërsa synohet që procesi të përmbyllet plotësisht brenda këtij viti.


