“Zbarkim me dokumente në Samitin e NATO- s”, Erdogan përshkallëzon sërish tensionet: Dëshiron të denoncojë Greqinë

schedule10:53 - 19 Qershor, 2022

schedule 10:53 - 19 Qershor, 2022

Sipas një raporti të Sabah, presidenti turk po përgatitet të “paraqesë dokumente” kundër Greqisë në NATO që do të kenë të bëjnë me “ishujt e militarizuar” dhe vizitat e zyrtarëve në to.

Sipas artikullit, ai po përgatitet të bëjë publike në Samitin e ardhshëm të NATO-s dokumentet e supozuara të mbledhura nga Ankaraja dhe “të tregojë se Greqia po shkel traktatet e Lozanës.”

Në raportin e gazetës me titull “Zbarkimi me dokumente në Samitin e NATO s ” thuhet konkretisht se presidenti turk do të denoncojë Greqinë para të gjithë anëtarëve të Aleancës për militarizimin e ishujve dhe vizitat e zyrtarëve të lartë në to.

Në veçanti në artikullin e Sabah, flitet për “vizita provokuese të  zëvendësministrit të Mbrojtjes së Greqisë”, duke theksuar se ato nuk duhet të ndodhin, shkruan protothema.

Në të njëjtën kohë, presidenti turk do të ngrejë çështjen e Suedisë dhe Finlandës, të cilat, siç pretendon Turqia, mbështesin terrorizmin./Abcneës.al/