Zbardhet ngjarja në Korçë/ 29-vjeçari u vetëplagos pas sherrit në familje

schedule09:54 - 8 Shkurt, 2025

schedule 09:54 - 8 Shkurt, 2025

Zbardhet plagosja në Korçë. Policia në një njoftim zyrtar ka sqaruar se Kostika Ruko i cili u paraqit në spital pasi ishte plagosur me thikë, është vetëdëmtuar pas një konflikti të ndodhur me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.

Gjithashtu dyshohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja i riu ka qenë në gjendje të dehur.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!