Zaptuan hapësirat publike në plazhe, procedohen 7 shtetas në Durrës dhe 3 në Lezhë

schedule11:30 - 3 Gusht, 2019

schedule 11:30 - 3 Gusht, 2019

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas në Durrës dhe 3 në Shëngjin, mes të cilëve, Drejtori rajonalë të Taksave dhe Tarifave vendore. Ata akuzohen shpërdorim detyre dhe zaptim të plazheve publike.

Zaptimi i plazheve publike vijon të mbetet problem në bregdetin shqiptar. Gjatë operacionit  “Plazh i lirë”, në Durrës dhe në Lezhë., policia e shtetit ka proceduar 10 persona nën akuzën e korrupsionit, fshehje të ardhurash dhe zënie të hapësirave publike.

Në Durrës, njofton policia , janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona në Durrës, mes të cilëve edhe Drejtorin e Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, në akuzën se ka shpërdoruar detyrën. 6  persona të tjerë,  akuzohen për Fshehja të të ardhurave, zënie të hapësirave publike.

Ndërkohë në Lezhë është proceduar Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashki, për shkak se nuk kishte kryer kontrolle në zonat e plazhit

Policia procedoi në gjendje të lire edhe 2 pronarë në zonën e Shëngjinit, të cilët në mënyrë të paligjshme kishin vendosur shezlongë dhe çadra pa kontratë përdorimi.
Policia ka bërë të ditur se do ta vijojë aksionin përgjatë gjithë vijës bregdetare në vend./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!