Zaev: Do të reformojmë kodin zgjedhor

schedule16:00 - 25 Nëntor, 2019

schedule 16:00 - 25 Nëntor, 2019

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev thotë se nuk sheh ndonjë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve ndërkohë që mbështet reformimin e Kodit Zgjedhor. Zaev tha se reforma zgjedhore do të jetë demokratike dhe e besueshme.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se reforma zgjedhore që do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme është prioritet i qeverisë për të siguruar zgjedhjet të drejta dhe të ndershme, ndërkohë që do të ketë edhe një informim më të mirë të qytetarëve në këto zgjedhje. Ai tha se do të reformohet kodin zgjedhor me principet demokratike ndërsa qeveria e Zvicrës do t’i japë mbështetje kësaj reforme. E gjithë reforma do të jetë demokratike dhe kredibile, tha ai, duke shtuar se reforma do të bëhet me të gjitha institucionet për të arritur një reformë gjithëpërfshirëse dhe konkrete.

Kryeministri Zoran Zaev tha gjithashtu se nuk sheh ndonjë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Edhe kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor tha se janë të gatshëm nëse duhet të ndryshohet modeli zgjedhor, por në fund të ditës ajo varet nga institucioni më i lartë në demokracinë parlamentare, ai është parlamenti. Jam i informuar se është prezantuar një zgjidhje e caktuar ligjore, duam ta shohim atë zgjidhje. Edhe njëherë do të theksoj LSDM, ka një premtim zgjedhor në 2016-tën për modelin zgjedhor me një njësi. Pas asaj dikund para më pak se një vit, ishte hapur debati për lista të hapura, ne përsëri u mblodhëm dhe morëm vendim politik se jemi edhe pro listave të hapura, duke e dikur se njëri model me tjetrin nuk shkojnë së bashku por nëse do të ishte zgjedhur, jemi pro. Në rrethana të tilla, nëse vjen në votim një vendim i tillë ligjor, ne do ta mbështesim, sepse është premtim yni që ua kemi dhënë qytetarëve”. /abcnews.al