Zaev apel Presidentit Ivanov: Dekreto ligjin për gjuhët

schedule14:49 - 5 Qershor, 2018

schedule 14:49 - 5 Qershor, 2018

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i ka bërë sërish apel kreut të shtetit Ivanov që të firmosë Ligjin për përdorimin e gjuhëve duke i hapur kështu rrugë rrugë funksionimit të demokracisë në shoqëri. Sipas kreut të ekzekutivit qëndrimi i Ivanov jep mesazhin se presidenti mund të vendosë kur të dojë dhe çfarë ligji të dojë për ta bllokuar me veto duke bllokuar në këtë mënyrë funksionimin e demokracisë. Zaev shtoi se presidenti mban mbi supe një përgjegjësi shumë të madhe. /abcnews.al