Kim takon gjyqtarët e KPA: Pavarësisht presionit të fortë, kanë zbatuar detyrën

schedule16:31 - 17 Shtator, 2021

schedule 16:31 - 17 Shtator, 2021

Ambasadorja e SHBA në Tiranë është takuar me gjyqtarët e dhomës së Apelit Special, KPA. Sipas saj këto gjyqtarë kanë një nga përgjegjësitë më të vështira, dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit.

Sipas ambasadoret amerikane pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

“Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi.” shprehet Yuri Kim.

Ambasadorja Yuri Kim u takua më herët me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. /abcnews.al/