Yuri Kim: Marrëveshja SHBA-Shqipëri për gazin, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë

schedule14:35 - 13 Mars, 2021

schedule 14:35 - 13 Mars, 2021

“Marrëveshja SHBA-Shqipëri për gazin, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë”, kështu është shprehur Yuri Kim nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka mbështetur nënshkrimin e Memoradumit të Mirëkuptimit midis MIE dhe Exxon Mobil& Excelerate Energy.

Kim shkruan se kjo marrëveshje është një arritje strategjike dhe se  hap rrugën për investime më të mëdha mes SHBA-së dhe vendit tonë, duke krijuar në këtë mënyrë më shumë mundësi punësimi për të dy vendet.

Kujtojmë se marrëveshja me SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror në Shqipëri u firmos ditën e djeshme.

Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin me energji dhe sigurinë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha të SHBA dhe Shqipërisë, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet”, shkruan Kim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!