Yuri Kim: Ka përparim, do takohemi nesër. Nuk ka kushte të reja pa përmbushur rekomandimet

schedule20:45 - 2 Qershor, 2020

schedule 20:45 - 2 Qershor, 2020

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka deklaruar pas 9 orësh takime me anëtarët e Këshillit Politik, se konsultimi për Reformën Zgjedhore do të vijojë sërish nesër. Ajo tha se askush nuk mund t’i marrë të gjitha dhe se duhet arritur konsesus për të arritur anëtarësimin e vendit në BE.

Kim theksoi se palët mund të arrijnë në marrëveshje edhe përtej rekomandimet të ODHIR, por nuk mund të sjellin pika të reja në tryezë pa përmbushur ato.

LEXO EDHE: Soreca pas takimit me anëtarët e Këshillit Politik: Të mos shpërdorohet ajo që është arritur

“Të tre ne kemi shpenzuar të paktën  9 orë me anëtarët e Këshillit Politik. Ka qenë një ditë e gjatë dhe vështirë por është bërë përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët përfshira. I është kërkuar të gjithëve të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë. 25 marsi ishte pikë kthese.

LEXO EDHE: Ambasadori britanik: Le të bëjmë punën, shqiptarët kanë nevojë për Reformën Zgjedhore 

Një vote për të ardhshmen e Shqipërisë në Europë. BE ka vendosur një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociata. Mes tyre është Reforma Zgjedhore. Qëllimi ynë sot dhe nesër sepse do duhet ende punë, është që Shqipëria të mund të përmbushë rekomandimet e ODIHIR për të qenë anëtare e BE.

Nëse partitë do të arrijnë në konsesus përtej rekomandimeve biem dakord. Nëse konsesusi nuk arrihet, palët nuk duhet t’i vazhdojmë më këto kërkesa. Kam thënë ne duam që Shqipëria të jetë në Europë. Kjo është dëshira jonë dhe e popullit tuaj. Ne do bëjmë gjithçka”, tha Kim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!