Soreca pas takimit me anëtarët e Këshillit Politik: Të mos shpërdorohet ajo që është arritur

schedule20:47 - 2 Qershor, 2020

schedule 20:47 - 2 Qershor, 2020

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve me përfaqësuesit e Këshillit Politik. Pas 9 orësh diskutime, në një deklaratë për mediat ambasafoi i BE, Luigi Soreca tha se është arritur një pikë konsensusi dhe duhet të mos shpërdorohet.

Diplomati theksoi se kanë pasur një ditë shumë të mirë, ndërsa nënvizoi se për BE-në është e rëndësishme që të përmbushen kushtet.

LEXO EDHE: Yuri Kim: Ka përparim, do takohemi nesër. Nuk ka kushte të reja pa përmbushur rekomandimet

Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet. Kufijtë janë rekomandimet e vendosura nga OSBE. Kjo është ajo gjë që KE po kërkon Shqipërisë që të bëjë. Shumë shpejt KE do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për Reformën Zgjedhore do e bëjë këtë punë më të lehtë. Falënderoj të gjitha palët. I ftoj gjithashtu që të vazhdojnë me të njëjtën qasje. Kemi arritur një pikë vrulli dhe të mos e shpërdorojmë, para së gjithash është në interes të popullit  shqiptar”, u shpreh Soreca.

Më herët gjatë fjalës së saj ambasadorja Yuri Kim u shpreh se do të takohen sërish nesër.

Për mediat u prononcua po ashtu edhe ambasadori britanik Duncan Norman, i cili tha se miratimi i Reformës zgjedhore është i rëndësishëm jo vetëm për integrimin në BE, por që shqiptarët të kenë një sistem që garanton zgjedhje të lira./abcnews.al