Ambasadori britanik: Le të bëjmë punën, shqiptarët kanë nevojë për Reformën Zgjedhore 

schedule20:51 - 2 Qershor, 2020

schedule 20:51 - 2 Qershor, 2020

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman  pas mbledhjes me përfaqësuesit e Këshillit Politik ka theksuar se miratimi i Reformës zgjedhore është i rëndësishëm jo vetëm për integrimin në BE, por që shqiptarët të kenë një sistem që garanton zgjedhje të lira.

Lexo edhe:Yuri Kim: Ka përparim, do takohemi nesër. Nuk ka kushte të reja pa përmbushur rekomandimet

Ndër të tjera Norman në deklaratën e tij ka theksuar se nesër pret që një marrëveshje e tillë të bëhet realitet.

Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën zgjedhore dhe sot është bërë, por mbetet ende punë për tu bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër dhe jo vetëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, por në mënyrë që edhe votuesit shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të sigurta. Kështu që le ta bëjmë punën”, është shprehur ambasadori Nurman.

Takime mes përfaqësuesve të Këshillit Politik dhe tre ambasadorëve  Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman, është zhvilluar këtë të martë  në rezidencën e ambasadës Amerikane dhe ka zgjatur për rreth 5 orë. Në përfundim të takimit ambasadorët njëzëri kanë theksuar se nesër ngelet për tu parë nëse palët do të bien dakord për Reformën Zgjedhore./abcnews.al