Ylli i sulmit shërohet nga koronavirusi, tjetër rikthim i rëndësishëm te PSG

schedule15:12 - 19 Shtator, 2020

schedule 15:12 - 19 Shtator, 2020

PSG është një nga klubet më të prekura nga Covid-19 në ditët e fundit. Emra si Neymar, Mbappe dhe Icardi u infektuan nga koronavirusi, por situata po përmirësohet.

Pas brazilianit dhe argjentinasit, edhe kampioni i botës është shëruar plotësisht. Testi i fundit e ka nxjerrë negativ Kylian Mbappe, i cili do të rikthehet në stërvitje me kampionët e Francës.

 

Kylian Mbappe

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka konfirmuar lajmin e mirë në konferencën për shtypin para ndeshjes së ditës së diel jashtë fushe kundër Nice (13:00).

Ylli i sulmit gëzon një gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe stafi teknik e ai mjekësor, i kanë dhënë leje që të bashkohet përsëri me shokët e skuadrës. /abcnews.al