Xhiro nga frika dhe ankthi, çfarë po ndodh në Lezhë pas tërmetit (VIDEO)

schedule23:31 - 17 Tetor, 2021

schedule 23:31 - 17 Tetor, 2021

Të mëdhenj dhe të vegjël. Një pjesë e qytetarëve të Lezhës të trembur nga lëkundjet sizmike të tërmetit dolën në rrugë. Por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar apo dëme nga goditja 4.5 e shkallës Rihter që u regjistrua mbrëmjen e sotme.

Në pamjet e gazetarit të “ABC”-së Gjergj Figuri në rrugët e qytetit shfaqen grupe-grupe disa qytetarë që kanë dalë nga banesat si pasojë e frikës nga lëkundje të tjera që mund të ketë. Por pas disa minutash janë rikthyer sërish brenda. Tërmeti nuk mund të parashikohet./ Abcnews.al