Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Plazhet publike, çmime të diferencuara/ Tarifat për hapësirat bregdetare të Lezhës do nisin nga 300 deri në 2000 lekë

schedule12:42 - 3 Maj, 2026

schedule 12:42 - 3 Maj, 2026

Pushuesit që do të zgjedhin bregdetin e Lezhës këtë verë do të kenë një strukturë të re çmimesh për përdorimin e shezlonëve. Bashkia ka miratuar tarifat e reja, të cilat variojnë nga 300 lekë për ato të thjeshtat deri në 2 mijë lekë për ato të luksit dhe me ndarje në varësi të zonës dhe nivelit të shërbimit të ofruar.

Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak, me synimin për të vendosur rregulla më të qarta në administrimin e hapësirave publike dhe për të shmangur abuzimet e evidentuara në sezonet e kaluara. E njëjta skemë çmimesh tavan pritet të zbatohet edhe nga subjektet private dhe strukturat akomoduese që operojnë përgjatë vijës bregdetare.

Kreu i Bashkisë, Pjerin Ndreu, theksoi se qytetarët do të kenë mundësi zgjedhjeje, duke nisur nga shërbimet bazë me kosto të ulët, deri tek paketat më të kompletuara që ofrojnë më shumë komoditet.



Përfaqësuesit e opozitës në këshill pretendojnë se disa prej çmimeve mund të jenë të papërballueshme për një pjesë të pushuesve.

Sipas planifikimit, në bregdetin e Tales dhe Shengjinit rreth 30% e hapësirës në plazhe do të jetë pa pagesë, duke ofruar alternativa edhe për familjet me të ardhura më të kufizuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!