“Xhevahiri i plazheve të veriut” Rama e nis ditën me pamje nga Velipoja: Po kalon sezon fantastik

schedule08:16 - 25 Gusht, 2023

schedule 08:16 - 25 Gusht, 2023

 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me pamje nga Velipoja.

Sipas tij Velipoja është xhevahiri i plazheve të veriut dhe po kalon një sezon fantastik për nga pushesit dhe pastërtia e bregdetit.

Shqipëria këtë sezon ka përjetuar një bum të jashtëzakonshëm turistik, duke tejkaluar të gjithë parashikimet.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES ?

dhe me energjinë e mirë që vjen nga Velipoja, xhevahiri i plazheve të veriut që po kalon një sezon fantastik për nga pushuesit dhe pastërtia e bregdetit, ju uroj një ditë të mbarë? /abcnews.al