“Ne do ta grushtojmë këtë qeveri krimi dhe korrupsioni”
Dhe grushti i Xhelalit erdhi. Vetëm 6 ditë pas kësaj deklarate, drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij 36-vjeçar, dhunuan punonjësin e shtetit.
Nuk është hera e parë, që Mziu paralajmëron veprime të dhunshme. Por ndryshe nga viti 2021, kur paralajmëroi vrasje si ajo e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dhe një ditë më pas u tërhoq kokëulur, kësaj radhe ai e çoi deri në fund. Por nëse herën e kaluar, dikush i tërhoqi veshin, këtë herë, kryetari i tij, Sali Berisha e mori publikisht në mbrojtje. Sipas doktorit, fajin se pse Xhelali bëhet i dhunshëm, e kanë socialistët që e provokojnë.
“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë. Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj.“
Xhelal Mziu, para reagimit të Policisë së Shtetit, e ka shfaqur në rrjetet sociale takimin në Ostren, si një ngjarje normale.
Por pas njoftimit, ai ka dhënë versionin e tij. Mziu mohon të ketë ushtruar dhunë, ndërsa akuzon socialistët se i kanë rrahur kryetarin e forumit dhe të degës së Bulqizës.
“Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine. Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin.”
Për kërcënime, Mziu duket se e ka mbështetjen, nga vetë lideri i Partisë Demokratike, që dibranëve pak javë më parë u kujtoi kanunin./abcnews.al