Statusi i një gazetari i cili thoshte se kishte pyetur nëse kreu i PD, Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA, u kthye në një lajm dhe qendër e vëmendjes, sidomos në kampin opozitar.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, analisti Arben Meçe tha se vendimi i DASH është i qartë, ashtu sikurse rregullat e SHBA për të shpallurit ‘non grata’, prandaj nuk sipas tij nuk vend për interpretime e aq më pak për keqkuptime.
Sa i takon statusit të gazetarit në platformën “X”, (dikur Twitter), Meçe e konsideroi si një lajm ordiner dhe mashtrues. Analisti nuk la pa përmendur as lobimin prej 6 milion dollarët, të cilën e quajti thjesht të turpshëm.
“Kontrata e lobimit është një turp i madh për Berishën. Kontrata e lobimit ishte një goditje e rëndë ndaj opozitës, por edhe sot që flasim vazhdon të ketë ndikimin e vet në opinionin publik. Është një mashtrim, tipik mashtrues. Heqja e “non gratës” me një lobim 6 milionë dollarë nga emigrantët, është qesharake. Mesazhi i një gazetari, nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim ordiner. Ndërkohë që mesazhi nga DASH ishte shumë korrekt. DASH e jep qartë fare këtë lloj politike që Amerika nuk mund ta përjashtojë për Shqipërinë. Lobimi 6 milionë dollarë tregoi para publikut një mashtrim të turpshëm. U kuptua nga populli shqiptar që qëndrimi i SHBA ndaj Berishës është i dukshëm”, tha Meçe.
Sa për përplasjet agresive të kohëve të fundit nga kandidatët apo simpatizantët e opozitës, analisti tha se Berisha ka qenë gjithmonë një figurë agresive dhe se PD-në e ka kthyer në një parti të interesave të tija personale.
“Berisha është i perceptuar si një figurë agresive në Shqipëri, pavarësisht “non gratës”. Lobimi 6 milionë bind njerëzit për këtë mashtrim. Berisha ka vdekur si figurë politike. E ka kthyer PD në një parti të interesave të tija personale. Sherri masiv ishte e pjella e një situate të mbarsur në Elbasan e PD-së, e cila shpërtheu përçarjen e madhe që ka PD në Elbasan. Rezultati i primareve në Elbasan u përmbysë në mënyrë të dhunshme nga Berisha dhe Boçi solli përçarje. Djali i Boçit nuk u dhunua, ai mori shpagimin”, përfundoi analisti./abcnews.al