Rama për Europën, Berisha për Lacivitën/ Dështoi ende pa nisur, gafat kryefjala e fushatës së Berishës

schedule23:12 - 9 Maj, 2025

schedule 23:12 - 9 Maj, 2025

Mitingun final madhështor qe premtoi, Berisha nuk e arriti dot as me karrige e as me njerëz. Ai mblodhi militantet e tij në një segment te Bulevardit te Ri, të cilët i la të prisnin për 40 minuta, derisa nata të binte mbi bulevard. Për një hapje madhështore, himni kombëtar iu la ish banorit të big brother vip, Armaldo Kllogjerit.

Armaldo, nuk i fiku dot dritat e Shtëpisë së Bigut, por ia doli te fikë ato të fonisë së doktorit.

Pjesëemarrjen jo madheshtore në miting, e mori përsipër drejtuesi politik i Tiranës, Belind Kellici, që fajin ia hodhi Giro Ditalias dhe Ramës.

“Rama ka bllokuar rrugët me Giro Ditalia, që demokratët mos të vinin dot në miting”

Më pas skenën e mori, militant Stresi. Me një këngë surprizë, mesazh për rivalin Noizi dhe idhullin Berisha.

“I thashë noizit je partinë e gabuar. Berisha doktori i zemrës. E du Berishën, le të… Edi Rama. Atë e thatë ju, se thashë unë.”

Pas këngës, nisen qokat nga te huajit. Me ne krye La Civitën. Kryestrategu mbajti fjalën e fundit qe parashikon kontrata e tij. Nuk dha lajm, por vetëm një këshillë.

Doktori, u kujdes qe fjalimin ta niste ne të njëjtën kohë me Edi Ramën.  Ndërkohë që kundërshtari i tij premtonte pasaportë europiane, Berisha premtonte marrëdhënie të mira me Donald Trump.

Më pas nisi me kryepremtimet e tij, për tu kthyer paratë qytetarëve. Por kësaj radhe, i la me kokë mënjanë.

“30 euro grant për çdo çift që merr kredi, 60 euro për fëmijën e parë, 70 për të dytin, të tretin do ua sigurojë shteti”

Në garën finale të mbylljes së fushatës, Berisha kishte zgjedhur një ambient të hapur me kapacitet të pakufizuar, kurse Rama një fushë sporti të rrethuar 100 m të gjatë e 50 metër të gjerë.

Por ajo çfarë ra në sy, ishte diferenca e madhe, atyre që nuk morën pjesë në mitingje, por vendosin që ti ndjekin mitingjet finale nëpërmjet rrjeteve sociale. Në të njëjtën kohë, kur 32 mijë  qytetarë dëgjonin live Edi Ramën, Berishën e ndiqnin vetëm 2 mijë e 600. Në fund të fjalës, Ramën vijuan ta dëgjonin po kaq qytetarë, kurse doktori humbi 1 mijë ndjekës, dhe më pas e mbylli fjalën dhe iku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!