Xhaka i sinqertë: Këtu zero komunikim me tifozët, në Gjermani ishte ndryshe

schedule09:48 / 26/02/2020

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka, në një intervistë të fundit tregon ndryshimet mes Gjermanisë dhe Anglisë. Kosovari që luan për Zvicrën ishte shumë pranë largimit nga Londra muajin e kaluar, por situata mes tij dhe tifozëve u qetësua dhe ai do vazhdojë eksperiencën e tij tek “Topçinjtë” të paktën deri në fundin e këtij sezoni.

“Diferenca e madhe mes dy shteteve që unë kam luajtur është se këtu nuk ka komunikim me tifozët. Në Gjermani shpeshherë ne bënim stërvitje me dyer të hapura, në mënyrë që tifozët të komunikonin me ne”, kujton Xhaka kohën kur ai aktivizohej me Gladbah në Bundesligë.

“Ndërsa këtu është komplet ndryshe. Çdo gjë bëhet me dyer të mbyllura si për tifozët dhe për mediat. Do të ishte bukur të komunikoje me tifozët, pasi ato janë bukuria e futbollit. Kështu ne mund ti shpjegonim atyre se përse gjërat nuk po shkojnë mirë dhe anasjelltas”, deklaron Granit Xhaka për “The Sun”. /abcnews.al

 

schedule09:48 / 26/02/2020