Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC e pranoi se vendi i parë është mbi pritshmëritë e tyre, por thekson se kuqeblutë nuk i tremben asnjë rivali.
“Kjo është e bukura futbollit. Jemi përtej pritshmërive të fillimit. Kjo ka ardhur nga puna e stafit dhe lojtare. Po e gëzojmë momentin dhe shpresojmë të kemi vazhdimësi në këtë projekt.
Distanca prej 9 pikësh na jep kënaqësi. Ne nuk kemi presion, do luftojmë për të ruajtur atë diferencë dhe pse jo të thellojmë. Nuk kemi frikë asnjë skuadër. E kemi thënë se luajmë si të barabartë me të gjithë”, tha fillimisht Xhaferi. /abcnews.al