Xhafaj për ndryshimet në Kodin Penal: Duhet të jemi të kujdesshëm, ka nevojë për konsultim

schedule13:39 - 14 Prill, 2020

schedule 13:39 - 14 Prill, 2020

Teksa në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve po diskutohen ndryshimet në Kodin Penal, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kërkuar më shumë kujdes për nismat që ndërmerren.

Ndryshimi në kod parashikon po ashtu edhe dënimin deri në 15 vite burg për këdo që thyen karantinën dhe shkakton infektimin e një personi tjetër. Xhafaj shprehu rezervat e tij, ndërsa tha se duhet pasur kujdes me nismat, ndërsa propozon një konsultim më të gjerë publik me ekspertët.

Ndërhyjet në kode janë ngjarje më rëndësi në një shtet të së drejtës. Duhet të jemi të kujdesshëm për këto nisma, nga kushdo që të vijnë, nga qeveria apo nga deputetët, sepse herë pas herë pasojat në jetët e njerëzve janë jetike.  S’duhet të jenë rrjedhe e emocioneve të politikës së ditës. Duhet një konsultim i gjerë publik me ekspertët”, tha Xhafaj.

“Sa u takon masave për sëmundjet efektive, duhet t’i reflektojmë edhe pse mund të cedojmë pak. Qëllimi i koleges Bode në këtë rast janë të justifikuara. Janë qëllim-mira si ligjvënëse e mjeke. Ajo është ligjvënëse por nuk është një ekperte. Kuvendi ta ndihmonte zonjën me ekspertizën e nevojshme. Ka pasur prezantim të keq në publik që prodhoi tension të panevojshëm”, shtoi deputeti i PS.

Ndërkohë, lidhur me nismën “KÇK”, Xhafaj tha se u bë mirë që u shtynë pasi, sipas tij propozimet e qeverisë janë të panevojshme dhe të keqshkruara

“Propozimet e sjella nga qeveria janë të panevojshme dhe të keqshkruara. Ato duhet të rregullohen dhe bëmë mirë që i shtymë”, tha Xhafaj. /abcnews.al