Xhafaj në Muriqan: Turistëve t’u krijohen lehtësira

schedule15:40 - 15 Qershor, 2018

schedule 15:40 - 15 Qershor, 2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, inspektoi Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar të Muriqanit për të parë nga afër zbatimin e masave lehtësuese në kuadër të sezonit turistik veror. Ministri i Brendshëm ka kërkuar performancë të lartë nga punonjësit e policisë, shërbim sa më cilësor, eleminim të radhëve duke krijuar lehtësi, forcim të kontrollit dhe evidentimit e goditjes së trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka theksuar se institucioni i tij do të mbështesë Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Shkodër me forca shtesë të FNSH-së apo shërbimeve të tjera si në Pikat e Kalimit në Muriqan, ashtu edhe në kufirin e gjelbër./abcnews.al