Xhaçka dënon agresionin rus në Ukrainë: Duket të mbrojmë jetët e njerëzve

schedule19:23 - 24 Shkurt, 2022

schedule 19:23 - 24 Shkurt, 2022

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Gjatë mbledhjes urgjente të OSBE në Vjenë, Xhaçka tha se sulmi i Rusisë nuk është sulm ndaj Ukrainës por sulm por ndaj arkitekturës së sigurisë së Evropës dhe theksoi se tani e tutje  përpjekjet  kryesore të politikës duhet të jenë mbrojtja e jetëve njerëzore.

Lexo edhe: LIVE/ Rusët marrin Çernobilin. “Bota përballë katastrofës”

Xhaçka: Dënojmë agresionin e Rusisë, Evropa është e bashkuar për Ukrainën. Nuk është sulm vetëm ndaj Ukrainës, por ndaj arkitekturës së sigurisë së Evropës. E gjithë bota e bashkuar kundër këtij akti të paligjshëm agresioni. Sulmi kundër Ukrainës është krim, përgjegjësia bie mbi udhëheqjen ruse. Përpjekjet tona kryesore tani duhet të jenë mbrojtja e jetëve njerëzore. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë Krimenë dhe ujërat e saj territoriale. Në këtë moment kritik, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë, ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën, popullin dhe qeverinë e saj./abcnews.al/