Xavi në alarm për sulmin, del në skenë sërish lojtari i Juventusit

schedule13:55 - 22 Janar, 2022

schedule 13:55 - 22 Janar, 2022

Te Barcelona janë vënë sërish në alarm sa i takon repartit të sulmit. Me Dembele që praktikisht është i larguar dhe me Ansu Fati që do i nënshtrohet një tjetër operacioni dhe do të mund të kthehet vetëm në fund të sezonit, kalatalanasit kanë nevojë urgjente për një “bomber” që të sigurojë gola.

Të gjendur përpara kësaj situate, trajneri Xavi Hernandez ka pasur një takim me drejtuesit e blaugranave me të cilët siç raportojnë mediat spanjolle kanë diskutuar për repartin e sulmit.

Mësohet se tekniku spanjoll u ka kërkuar një sforco për të sjellë në “Camp Nou” sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit në Itali.

Morata mund të përdoret qoftë si pykë, qoftë në krah, në rast nevoje, ndaj tani topi kalon në këmbët e drejtuesve të Barcelonës, që kanë vullnetin për të kënaqur trajnerin e tyre.

Megjithatë misioni nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi edhe te Juventusi i kanë me “pikatore” sulmuesit dhe trajneri Allegri këmbëngul në qëndrimin e Moratës deri në fund të sezonit në Torino. /f.a/abcnews.al