Xavi ka folur për largimin e Pique nga Barcelona

schedule14:33 - 4 Nëntor, 2022

schedule 14:33 - 4 Nëntor, 2022

Gerard Pique në mënyrë të papritur ka vendosur të largohet nga Barcelona. Për këtë temë ka folur edhe Xavi.

“Unë i kuptoj rrethanat që e shtynë Pique të merrte këtë vendim. Ai luan më pak, ndihet më pak i dobishëm dhe dëshiron të largohet. Ai mund të vazhdonte të merrte një pagë me kontratë, por vendosi të largohej. Kjo i jep atij merita. I uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që tifozët e Barcelonës ta vlerësojnë si legjendë.

Kam folur me Pique para fillimit të sezonit dhe i tregova për vizionin tim. Ishte një nga ditët më të vështira të karrierës sime si trajner. Vendime të tilla merren për të mirën e ekipit dhe klubit. E dua shumë Pique. /G.D abcnews.al/