Wuhan pritet të testojë të gjithë banorët pas shpërthimit të variantit Delta

schedule12:31 - 3 Gusht, 2021

schedule 12:31 - 3 Gusht, 2021

Autoritetet në Wuhan do të testojnë të gjithë qytetin pas shpërthimit të variantit Delta. Qyteti prej 11 milion banorësh do të fillojë testimin për të gjithë banorët”, tha zyrtari Li Tao në një konferencë shtypi të martën.

Miliona  kinezë tashmë ndodhen në karantinë. Pekini ka bllokuar linjat e transportit dhe ka imponuar testime masive për të shmangur përhapjen e virusit. Partia Komuniste është mburrur për suksesin e saj duke eliminuar virusin në pjesën më të madhe të vendit, por rastet e reja në Wuhan – ku virusi u shfaq për herë të parë  ka rritur shqetësimin te banorët.

Kina ka regjistruar më shumë se 400 raste lokale që nga mesi i korrikut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!