Vuçiç merr letër nga presidenti i Francës

schedule22:19 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 22:19 - 11 Dhjetor, 2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar një letër përmes së cilës i është konfirmuar se homologu i tij francez, Emmanul Macron do të vizitojë shtetin serb. Në këtë letër, siç raportohet në mediat serbe, thuhet se Macron ka theksuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve që janë të bazuara në miqësi dhe lidhje afatgjate. Më tej thuhet se marrëdhëniet Francë-Serbi janë shënuar prej ‘vllazërisë’ së armëve nga Lufta e Dytë Botërore, që kanë forcuar miqësinë e tyre. Megjithatë një datë e saktë se kur do të ndodhë vizita e presidentit francez në Beograd nuk është bërë e ditur./abcnews.al