Rusia duhet të ndalojë përpjekjet e saj për të rekrutuar serbët për të luftuar me grupin e saj Wagner në Ukrainë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Vuçiç ka kritikuar mediat sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat wagner u bën thirrje vullnetarëve t’i bashkohen radhëve të saj, sipas Reuters.
“Pse Wagner fton dikë nga Serbia, kur e dinë se është kundër rregulloreve tona?”, ka theksuar Vuçiç.
Vullnetarët serbë luftuan përkrah forcave pro-ruse në Ukrainë në 2014 dhe 2015. Askush nuk i di shifrat e sakta, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014.
Ligji serb i ndalon qytetarët e vendit të marrin pjesë në konflikte jashtë vendit dhe disa janë dënuar për këtë.
Vuçiç mohoi pretendimet se grupi Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, tha ka një pjesë në Serbi, ku grupet pro-Kremlinit dhe ultranacionaliste kanë mbështetur pushtimin e Ukrainës.
Sot, agjencia ruse e lajmeve RIA transmetoi pamjet televizive të dy burrave të maskuar që tha se ishin vullnetarë serbë në një qëndër trajnimi për armë në zonat e kontrolluara nga Rusia të rajonit Zaporizhia.
Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, i cili është partneri dhe investitori kryesor i saj, por gjithashtu ruan bashkëpunimin tregtar dhe ushtarak me Rusinë, aleatin e saj tradicional.
/abcnews.al