Vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Gjermani

schedule20:10 - 16 Qershor, 2022

schedule 20:10 - 16 Qershor, 2022

Një 24-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur ditën e djeshme në Hamburg, pasi është goditur me thikë nga një 36-vjeçar maqedonas.

Mediat gjermane bëjnë me dije se shqiptari dhe maqedonasi njiheshin edhe më herë t mes tyre,.

Mediat shkruajnë se ka patur një sherr me thika mes shqiptarit dhe dy maqedonasve, ku 24 vjeçari ka humbur jetën pas goditjes së marrë nga 36-vjeçari, ndërkohë që maqedonasi tjetër ka përfunduar në spital pasi ka marrë plagë të rrezikshme në trup.

Ndërkohë që në polici u shoqëruan edhe dy burra të tjerë, pasi dyshoheshin se ishin pjesë e ngjarjes, por që pas hetimeve u liruan.

/Abcnews.al/