EMRI/ Vritet me armë zjarri oficeri i krimeve në Lezhë

schedule11:05 - 28 Shtator, 2021

schedule 11:05 - 28 Shtator, 2021

Vritet me armë zjarri oficeri i Krimeve Saimir Hoxha në zonën e Vainit në Lezhë. Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se policia ka shoqëruar disa persona.

Samiri Hoxha ishte nga Puka dhe prej vitesh punonte si efektiv policie në Lezhë dhe në Shëngjin.

Lexo edhe: EMRI/ Po kontrollonte terrenin për drogë, efekti në Lezhë vritet me armë zjarri, reagon policia

Ai dyshohet se kishte informacione se brenda lagunës Kunë-Vain ku dhe u qëllua me armë zjarri, kultivohej lëndë narkotike.

Në momentin kur u qëllua ai kishte qenë në krye të një operacioni për kontrollin e territorit, bashkë me disa efektivë të tjerë.

Ai mbeti i plagosur si pasojë e plumbave, por ndërroi jetë rrugës për në spital. Policia ka blinduar zonën për kapjen e autorit. m.v/abcnews.al