Vritet me armë zjarri 43-vjeçarja në Greqi, në kërkim bashkëshorti i saj

schedule15:33 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 15:33 - 5 Dhjetor, 2023

Një vrasje ka tronditur zonën në Salaminë. Një 43-vjeçare u vra brenda në shtëpinë e saj në Ambelakia të Salaminës, në Greqi.

I dyshuar kryesor për vrasjen e 43-vjeçares është bashkëshorti i saj 70 vjeç. Çifti ishin divorcuar dhe së bashku kishin edhe një 15-vjeç. Më herët gruaja e kishte kallëzuar partnerin e saj në polici për dhunë në familje.

Viktima është qëlluar me armë zjarri në bark dhe në gjoks dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas informacioneve paraprakre gruaja jetonte vetëm sepse ishin divorcuar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autorit.

/abcnews.al/